Biberaj: Jemi në një situatë absurdi, për të rrëzuar Ramën duhet reformim i PD nga themelet

Pas disftës në zgjedhjet e 25 prillit, sot pasdite Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Ish deputeti Aleksandër Biberaj ka reaguar pak orë para mbledhjes, ku ka deklaruar se për të përmbysur Edi Ramën duhet një PD dhe një opozitë e reformuar nga themeli.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Biberaj shkruan se demokracia është në rrezik dhe se Edi Rama dhe se banda e tij e “Rilindjes” kanë vjedhur shqiptarët barbarisht.

Postimi i plotë

DEMOKRACIA NE RREZIK-KOMBI NE RREZIK! EDI RAMA DHE BANDA E TIJ E RILINDJES DUKE KEQ-PERDORUR SHTETIN DHE PUSHTETIN SI DHE CDO FORME APO MJET KRIMINAL I’ U KANE VJEDHUR SHQIPTAREVE BARBARISHT ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021! KY GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL NUK DUHET LENE ASNJE SEKONTE TE QENDROJE NE PUSHTET ME VOTAT E VJEDHURA ME 25 PRILL!

OPOZITA DHE POPULLI DUHET TE REAGOJNE FUQISHEM DUKE MBROJTUR ME CDO KUSHT MJET DHE CMIM DEMOKRACINE E EKZEKUTUAR ME 25 PRILL NGA VDEKJA TOTALE E SAJ! PD DHE OPOZITA DUHET TE REFORMOHEN ME THEMEL PASI KANE PERGJEGJESI PERPARA KOMBIT DHE DUHET TE MARRIN NE DORE FATET E KOMBIT TE NEPERKEMBURA NGA QEVERISJA KRIMINALE !

Të dashur miq,
Sot u bënë 3 javë nga masakra e paparë e farsës zgjedhore të 25 Prillit. Atëhere kur të gjithë shqiptarët prisnin rotacionin e pushtetit për të sjellur një ndryshim të madh në Shqipëri, ndodhi ajo që nuk pritej nga askush.

Rilindja duke përdorur shtetin dhe pushtetin si dhe ccdo formë apo mjet kriminal vodhi 74 mandate, duke tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, duke e zhytur vendin në modelet e krizave ciklike të ish-republikave sovjetike, apo atyre të Amerikës Latine apo Afrikës që nuk lejojnë rotacionet politike nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në këtë situate kur demokracia jonë është ekzekutuar më 25 Prill, opozita dhe populli duhet me ccdo mjet ccmim dhe kusht të mbrojnë demokracinë nga vdekja totale e saj.

DEMOKRACIA Në RëZIK- KOMBI Në RREZIK! Natyrisht që në situatën e absurdit të krijuar PD dhe opozita kaene përgjegjësitë e tyre të padiskutueshme nga gabimet ciklike dhe të njëpasnjëshme që nga bojkoti i ndarjes administrative të cilin PS e bëri sicc deshi vetë, duke favorizuar veten politikisht, djegia e mandateve parlamentare 2018, bojkoti i zgjedhjeve vendore 2019, ulja ne pseudo-tryezën e reformës zgjedhore me eksponentin e krimit zgjedhor Damian Gjiknuri, mos këmëbëngulja dhe mos mbështetja e listave të hapura apo e sistemit të pastër maxhoritar, pranimi dhe mos kontestimi nëpërmjet reagimit popullor i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese nga një Parlament komplet jo-legjitim, mos reagimi për prishjen e njeanshme te marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe ndalimin me Kushtetutë (rast unikal ne Bote) të koalicioneve para-zgjedhore, mos-dalja me lista të përbashkëta PD-LSI si dhe heqja dorë nga qeveria teknike dhe hyrja në zgjedhje me kryeministër kokën e krimit dhe korrupsionit në Shqiperi. Edi Rama.

Për të përballuar sfidat e kohës dhe për të përmbysur Edi Ramen duhet një PD dhe opozitë e reformuar nga themeli!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT