“Blindohet” Rinasi, mbërrijnë 276 ushtarë amerikanë/ Yuri Kim: “Defender 21” sjell edhe rritje ekonomike

TIRANË – 276 ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Shqipëri pasditën e së dielës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.
Stërvitja prej javësh po zhvillohet në Shqipëri dhe pjesëmarrëse janë një sërë shtete, anëtare të NATO-s.
Nga Aeroporti i Rinasit ku ishte e pranishme, ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha se kjo stërvitje do të shërbejë edhe ekonomikisht për Shqipërinë.
“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Ky është ushtrimi më i madh amerikan në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi. SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është “big deal”. mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit”, tha Yuri Kim.