Braçe publikon faturën me ‘çmimet e kripura’: Mos i përzini njerëzit se nuk ju vjen më askush

Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar tregtimin e daterit dhe servirjen e tij në ristorante peshku, në një kohë që është e ndaluar me ligj.
Në një postim në Instagram, Braçe ka publikuar një faturë dhe një tigan, që sipas tij ka levrekë, krah të cilës, përveç denoncimit për daterit, shkruan dhe për çmimet e kripura.
Ajo që i ka bërë përshtypje Braçes është se në faturë janë shënuar 20 mijë lekë të reja levrek që nuk korrespondojnë me sasinë e shërbyer.
Për rrjedhojë, Braçe kërkon që çmimet të normalizohen dhe të mos ketë abuzime të tilla, pasi kështu humbet klientela dhe vijnë problemet me ligjin gjithashtu.
“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme.
E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.