Defender Europe 21 “pushton” edhe Tiranën, mësohet se kur do të zbarkojnë në kryeqytet helikopterët, tanket dhe trupat ushtarakë

Stërvitja e përbashkët ushtarake mes forcave shqiptare dhe amerikane në kuadër të “Defender Europë 21” do të jetë e hapur edhe për publikun shqiptar.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një video, në të cilën shfaqen trupat ushtarakë amerikane dhe ato shqiptare, si dhe datat kur do të jenë të hapur për publikun.
Peleshi njofton se stërvitja do të nisë më 20 maj në Durrës, 21 maj në Vlorë, 23 maj në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe përmbyllet më 25 Maj në Kuçovë.
“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.
Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj në sheshin Taulantia në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”, thuhet në video.