Deputetja Pampuri dridhet kur merr vesh lajmin e DASH për Berishën

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Oriola Pampuri, duket e vënë në siklet kur në momentin që u publikua vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “non-grata” të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, ishte e ftuar në studion e Fax.

Pampuri nuk e komentoi gjatë madje u shpreh se është një deklaratë që sapo ka dalë dhe që nuk i takon asaj t’a komentojë, teksa shtoi se Berisha ka qenë lideri historik i së djathtës dhe ka ndërmarrë reforma sociale të suksesshme.

“Kjo është një deklraratë e sapodalë, kështu që nuk më takon t’a komentoj në këtë moment.

Zoti Berisha ka qenë një lider historik i së djathtës, ai ka bërë reforma sociale të suksesshme, duke realizuar liberalizimin e vizave, duke e bërë Shqipërinë pjesë të NATO-s. Kështu që për këtë nuk kam asnjë koment,çfarë kisha për të thënë e thashë”- tha Pampuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT