“Do e mbaj mend gjithë jetën”/ Anxhela Peristeri flet pas performancës në Eurovision dhe tregon pse është e mërzitur

Anxhela Peristeri, e cila elektrizoi skenën e Eurovision-it ka folur menjëherë pas performancës së saj ne naten finale, duke u shprehur e lumtur që ishte pjesë e këtij kompeticioni.
Ajo tha se do ta mbajë mend gjithë jetën, ndërsa deklaroi se është e mërzitur që nësër nuk do të jetë duke performuar në atë skenë.
“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time”, u shpreh këngëtarja, pas performancës së saj.
Gjatë nëj interviste më herët, Anxhela u shpreh se nuk ka asnjë parandjenjë nëse do të fitojë apo jo, sepse asnjëherë nuk i dihet, por shtoi se do të bëjë më të mirën e saj për të dalë sa më mirë para të gjithëve.
Votohet në momentin që fillon votimi dhe numri i telefonit shfaqet në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.