DORËHEQJA/ Kjo është deputetja që merr mandatin e Tom Doshit (Emri)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për emrin e personit që do të zëvendësojë Tom Doshin në Kuvend, pasi ky i fundit dha dorëheqjen.
Bëhet fjalë për kandidaten e renditur e treta në listën shumë emërore të Partisë Socialdemokrate, Jetmira Rraboshta. Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi se nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë precedent penal.
“KQZ vendos dhënin e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërorë të PSD në zonën e qarkut Shkodër, zonjës Jetmira Rraboshta. Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal,”- tha Celibashi.
Kujtojmë se Tom Doshi dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit pas zgjedhjeve të 25 prillit.