Dosja e Gërdecit në Spak! Avokati Gashi: Argita Berisha u kthye në biznesmene falë babait, Shkëlzeni ishte…

Rihapja e dosjës së Gërdecit dhe dërgimi i ish-ministrit Fatmir Mediu në SPAK ishte një ndër temat e emisionit Breaking ne Top Neës. Të ftuar ishin, dy gazetarët e njohur Ilir Yzeiri dhe Adriatik Doçi, në lidhje me skype avokati nga i njohur nga Kosova, Tom Gashi.
I pyetur nga moderatorja e emisionit për Dosjen e Gërdecit, Avokati Gashi tha se: “gjyqi ndaj Fatmir Mediut është një domosdoshmëri, ndihmën SPAK ja dhanë Amerikanët. Ai ka folur më tej edhe për Argita Berishën vajzën e ish-kryeministrit, ku tregoi se si u kthye në një biznesmene me ndihmën e babait kryeministër”.
“Gjyqi ndaj Fatmir Mediut është një domosdoshmëri. Ndihmën për SPAK i kanë dhënë Amerikanët, besoj se Fatmir Mediu do të akuzohet. Argita Berishën e kam njohur personalisht ku nga punonjës në Kosovë u kthyen në biznesmenë me ndihmën e babait kryeministër. Çdo biznesmeni që duhet të vinte në Shqipëri duhet të kalonte nga zyrat e Argita Berishës. Shkëlzen Berisha në rastin Gërdeci kishte më shumë fuqi se Fatmir Mediu asokohe ministër, Shqipëria tani është në fazën normale e hetimit të zyrtarëve të lartë. Në kohën e Argitës kemi prova se Masakra e Reçakut ka ndodhur, unë e kam shndërruar në një akt gjykim, duhet të kemi dyshime që të përfundojnë në prova. Që provat për anëtarët e familjes Berisha duhet të çohen në gjyq”, tha Gashi.
Sa i përket privatizimit të kompleksit Partizani, Gashi tha se duhet të ketë një hetim të thelluar. “Një hetim penal duhet të jetë i domosdoshëm se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, një familje si Berisha të ketë miliona euro. Në Kosovë po nis ligji për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme, nuk e di se si është në Shqipëri, edhe për Gërdecin dhe kompleksit Partizani, duhet hetim i mirëfilltë. Gjyqtarët në vend të ruajtjes së ligjit, ata u bën me ata që e po gjykoheshin. Ndërsa për ish-kryeprokurorin Llalla që është edhe në hetim, lidhjet me familjet Berisha i dinë edhe fëmijët në Shqipëri, është e tepërt të flasim”, tha Gashi.