Dosja “Tahiri” shqyrtohet në korrik në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori i çështjes

Në korrik, Gjykata e Lartë pritet të nisë shqyrtimin e dosjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Në këtë gjykatë është përcaktuar relatori i ri i çështjes, i cili do të jetë ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni.

Kujtojmë se ish-ministri Saimir Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.

Çështja në Gjykatën e Lartë përfundoi pasi Tahiri bëri rekurs kundër vendimit për të nisur rigjykimin në shkallën e parë, pas dënimit me tre vite shërbim prove nga Krimet e Rënda.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT