Duka tjetër mesazh bashkëpunimi drejt PS: Jemi vetë vonuar nga lufta e brendshme partiake

9 Maji, i cilësuar si Dita e Europës ka shërbyer që kryetari i Parti AgrareAmbientaliste, Agron Duka të lëshojë sinjale bashkëpunimi mazhorancës socialiste.

Duka i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në koalicion me opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi shkëputjen nga PD-ja, duke njohur humbjen e zgjedhjeve dhe tashmë po shfaqet si një politikan që nuk do të dalë kundër atyre nismave që bllokojnë integrimin.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Duka shkruan se “Boll jemi vetë-vonuar! Boll e kemi përdorur integrimin në BE për luftë të brendshme partiake. Ky prioritet strategjik i kombit shqiptar nuk i përket vetëm një individi apo partie dhe atë nuk mund ta përmbushë vetëm një individ apo parti. Në fjalimin e tij historik një prej baballarëve themelues të BE-së, ish ministri i jashtëm francez Robert Schuman qartësoi në 9 Maj 1950 se Europa e Bashkuar nuk do të ndërtohet menjëherë, as sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet nëpërmjet solidaritetit midis vendeve anëtare, solidaritet që duhet të krijohet nga sukseset”.

Më tej ai thekson se “për këtë vizion ka nevojë sot më shumë se kurrë edhe politika shqiptare.
Gëzuar ditën e Europës së Bashkuar, këtij projekti vizionar dhe të suksesshëm që largoi konfliktet dhe luftrat dhe prodhoi paqe dhe mirëqenie mbi gërmadhat e nacionalizmave të sëmurë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT