E FUNDIT/ Jepet vendimi, gjykata dënon me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Ish-kryeprokurori Llalla është zyrtari më i lartë që dënohet me burg nga organet e drejtësisë së re. GJKKO, përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës. Gjithsesi, duhet të pritet verdikti i Apelit për të parë nëse zoti Llalla do të futet pas hekurave për të vuajtur dënimin.

Ne gjyqin ndaj Llallës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste.

Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Kujtojmë se Adriatik Llalla është shpallur “non grata” në SHBA bashkë me familjen e tij./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT