“E kisha paralajmëruar”, Ngjela komenton shpalljen “non grata” të Berishës nga Amerika: Kanë shkatërruar Shqipërinë në 30 vjet

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” në Top News, për të komentuar ngjarjen më të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe familjen e tij.

Ngjela u shpreh se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar, por që media i ishte hedhur në kokë. Sipas tij, tani filloi lufta anti-korrupzion.

“Kanë shkatërruar Shqipërinë në 30 vjet. Kjo mbase nuk i intereson SHBA, por i intereson popullit shqiptarë. Kjo ishte e njohur, por kur do fillonte. Edhe manovra ushtarake në Shqipëri, nuk është e rastësishme”, tha Ngjela.

Përse mendoni se Amerika është e indinjuar nga familja Berisha, nga çështja e Gërdecit, nga çështja e kompleksit Partizani apo për kompaninë e Boronicave?

Ato janë faktet e arrestit, të “non grata”-s. Ka edhe diçka tjetër që ka pasur dhe një tendencë për destabilizim në Shqipëri, që kërkonin ta bënin këta. Ushtria nuk ka ardhur kot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT