E njohu si shtet të pavarur, Kosova mban këtë qëndrim mbi konfliktin Izrael-Palestinë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vet kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi “të cilët po mbajnë peng civilët palestinezë në luftën e tyre”.

Përmes një postimi në Twitter kjo ministri thotë se Kosova mban zi për të gjitha viktimat si dhe kërkon nga Izraeli që të përmbahen dhe të kërkojnë zgjidhje paqësore.

“Si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, të cilët po mban peng civilët palestinezë në luftën e tyre. Ne mbajmë zi për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Izraeli disa muaj më parë njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe se kjo u arrit falë një marrëveshjeje që u ndërmjetësua nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Donald Trump. Kjo njohja u shoqërua me vendimin që Kosova të hapte ambasadën e saj në Jerusalem, duke e njohur kështu si kryeqytet të Izraelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT