Fitoi mandatin e tretë, Rama merr dhuratën speciale nga Juventus (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një dhuratë që ka marrë nga skuadra e tij e zemrës, Juventus, me rastin e fitores së mandatit të tretë. Bëhet fjalë për një fanellë me emrin e tij që mban numrin 3 (mandatet e PS).
Përmes një postimi, kreu i qeverisë iu ka dhënë një këshillë edhe tifozëve të Interit, që këta të fundit të sillen mirë si kampionë, ndërsa nuk e kursen as humorin, duke e lidhur këtë edhe me politikën.
“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. #GrazieJuve
ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan Rama.