FOTOT/ Komunistët “ringjallin” Enverin dhe nderojnë dëshmorët e Atdheut

Në homazhet për Dëshmorët e Atdheut, në “Varrezat e Dëshmorëve”, nuk kishte sesi të mungonin përfaqësuesit e Partisë Komuniste Shqiptare.

Një grup mbështetësisht të diktatorit, janë shfaqur me kurora me lule dhe foto të Enver Hoxhës.

Po ashtu ata kanë vendosur edhe parulla ku shkruhet: “Lavdi Enver Hoxhës, Themeluesit dhe udhëheqësit të PKSH, Strategut të LANÇ dhe arkitektit të socializmit”.

Në ceremoninë shtetërore organizuar me këtë rast Presidenti Meta ishte së bashku me kryetarin e Kuvendit Ruçi, ministrat Xhaçka dhe Peleshi, shefi i shtabit të ushtrisë si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata nderuan me homazhe të rënët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër fashizmit, duke vendosur kurora me lule në monumentin ‘Nënë Shqipëri’.

Të ndarë nga ceremonia shtetërore ishin përfaqësuesit e opozitës, Lulzim Basha shoqërohej nga disa prej deputetëve të PD në këtë ceremoni.

FOTOT/ Komunistët

FOTOT/ Komunistët

FOTOT/ Komunistët

FOTOT/ Komunistët

FOTOT/ Komunistët

Back to top button
LAJMET E FUNDIT