Gara për kryetarin e PD-së/ Ish-nënkryetari i FRPD-së: Është përgatitur fituesi, janë gati dy torta

Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka deklaruar ditën e sotme se është përgatitur fituesi për kreun e Partisë Demokratike.

Teksa ishte i ftuar në studion e “Breaking” në Top News, Hoxha shtoi se madje është bërë gati edhe torta.

“Është përgatitur fituesi, është bërë torta, kemi dy torta madje, një për 12 qershorin që është ditëlindja e Bashës e një për fitoren e tij. Jam i shqetësuar për forcën politike që i dedikova 20 vite jetë”, tha ish-nënkryetari i FRPD-së.

Sipas tij, produkti i 13 qershorit duhet të jetë produkt i PD-së. “Kjo garë për shkak të rrethanave që po zhvillohet, do të jetë fundi i ciklit politik të Partisë Demokratike”, vijoi Hoxha.

Ky i fundit zbuloi gjithashtu se pse nuk kandidoi për kryetar të PD-së. Hoxha tha se i ka ikur një farse që mund të bënte pis emrin e tij, apo edhe emrave të tjerë të denjë për garën.

Ish-anëtari i FRPD-së u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit nuk i ka mundur Rama, por i kanë humbur vetë, nga mënyra e organizimit të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT