“Gati për Shqipërinë”, Rama zbulon sa persona kanë aplikuar: Nga nesër të interesuarit do marrin përgjigje

Kryeministri Edi Rama thotë se 349 aplikime janë bërë deri më tani për nismën “Gati për Shqipërinë”, të cilët duan të kontribojnë në mandatin e tretë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se të gjitë të interesuarit duke nisur nga nesër do të marrin informacion, në lidhje me ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Postimi i plotë i Ramës:
349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:
• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë
Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
Me konsideratat më të larta,
Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”