Gati shkarkimi i Metës, të premten raporti në Kuvend

Komisioni parlamentar hetimor pritet të dërgojë nesër në Kuvend raportin me propozimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Ndërkohë javën tjetër Konferenca e Kryetarëve pritet të caktojë dhe datën për të futur në rend dite votimin e këtij raporti.

Burime nga grupi parlamentar i PS-së bëjnë të ditur tre datat e mundshme për të hedhur në votim këtë raport. Ato janë 3, 10 apo dhe 17 qershor. Socialistwt treguan se jo vetëm, janë të vendosur për ta larguar ish aletatin e tyre nga detyra e Kreut të Shtetit, por edhe paralajmëruan se disa nga deklaratat dhe qëndrimet e tij përbëjnë vepër penale dhe mund të përballet me burgun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT