Gërdeci/ “Fëmija im nuk vjen më, la abetaren në mes”, Durda: Fatmir Mediu nuk duhet të ishte deputet

“Drejtësia është motivi i jetës për të cilin jetoj, vendosja e drejtësisë për tim bir. Fëmija im la abetaren në mes.”. Kështu u shpreh ndër të tjera, Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që vdiq në tragjedinë e Gërdecit dhe që ka bërë kallëzim në SPAK për të rihapur hetimet për Fatmir Mediun .

Ajo theksoi në emisionin “Breaking” në Top News, se nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe do të luftojë deri në fund për drejtësi, ndaj mbetet në pritje të përgjigjes së Gjykatës së Strasburgut.

“Nuk kam asnjë lidhje me Mediun, as me Ramën. Kam kërkuar drejtësi që në fillim. Nuk kam lidhje fare me qeverinë, jam drejtuar në drejtësi që në 2008 dhe vazhdoj të këmbëngul, asnjëherë me politikën.

Kemi qenë në pritje të një përgjigje, jam në pritje edhe të përgjigjes së Gjykatës së Strasburgut.”

Durdaj tha se i kishte bërë kërkesë KQZ që të mos e regjistronte Fatmir Mediun, por nuk u mor asnjë veprim për këtë çështje.

“Nuk kam çfarë them, nuk kam asnjë mesazh thjesht të mos vendosë pengesa sepse gjithmonë ka pasur ndërhyrje politika në dosjen e Gërdecit. Ne i kemi bërë kërkesë KQZ që të mos e regjistronte si deputet dhe PD meqë e futi në listë, edhe për këtë duhet të shikojë humbjen. Nëse unë do fitoj drejtësi për fëmijën tim, fëmija im nuk vjen më, por kërkoj drejtësi që të mos merret jeta në mënyrë të padrejtë sic ndodhi me tim bir. Nuk bëri ndonjë gabim që doli të lozte me biçikletë, por mund ta kisha ruajtur. Dhe ai që më kërkon falje kur e gjeti në spital. Kur fëmija me 70% të trupit kërkon falje, mua çfarë më ngelet.”, tha Durda./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT