Gjekmarkajt “s’i del e keqja” me Ramën, paralajmëron: Nuk do të ketë qetësi, revoltë popullore

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj shprehet besimplotë se qeveria me në krye Edi Ramën do të dalë dhe të kërkojë falje.

Ai tha sot në “Frontline” se mendon që Rama do e pranojë që i ka vjedhur votat dhe kështu do të tërhiqet.

I dyti i listës së PD në Lezhë shtoi se nëse qeveria vazhdon me këtë sistem vjedhjesh, me këtë arrogancë dhe makutëri, njerëzit do të lodhen, do të mërziten dhe do të dalin në rrugë në revoltë popullore.

Agron Gjekmarkaj: Nëse kemi të bëjmë me një qeveri të tillë, regjimtare, revoltë popullore do të ketë. Nuk do të ketë qetësi. Dje është diskutuar qetësisht dhe me seriozitet, kjo puna e rakisë që përmendin për Markun është diçka që përdoret si simbolikë dhe abuzohet në media. Ka ndodhur një masakër zgjedhore dhe ne kemi ekspoze, fakte të pakundërshtueshme. Unë besoj se qeveria do dali dhe do e pranojë që ka vjedhur zgjedhjet, do kërkojë falje dhe do tërhiqet.

Karapanxho: Në 25 prill ju gëzuat në selinë blu

Gjekmarkaj: Ajo nuk ishte festë, por një karimin i njerëzve në terren.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT