“Gjenerali amerikan tha…”/ Paralajmëron Ngjela: Meta më keq se ordinerët, do merret i pandehur

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar presidentin Ilir Meta si një person që ka krizë të thellë psiqike. Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Ngjela u shpreh se presidenti ka sulmuar SHBA, ndërsa i drejtoi sytë nga Moska.
Sipas tij, stërvitja e madhe ushtarake e SHBA-NATO që po zhvillohet në Shqipëri është si një përgjigje ndaj ndërhyrjes ruse në Ballkan.
“Ka thyer politikën amerikane. Ai priste Moskën, tha raketa ka edhe Rusia. A e shikoni lojën ushtarake që zhvillohet këtu, është kundër Rusisë. Rusia ka futur duart me para në Ballkanin Perëndimor. A do ikin këta ushtarë derisa të sheshohen problemet? Gjenerali amerikan dha garanci të mëdha dhe nuk e fshehën faktin se ka një konkurrencë Rusi-Amerikë. Shqiptarët janë me Amerikën, nuk mund të jenë me Rusinë. Meta ka krizë psiqike. Nuk është budallëku i parë. Ai ka thënë gjithë ato budallëqe. Si ai nuk flasin as ordinerët. As ata nuk e kanë këtë gjuhë. Intelekt shumë i ulët.”, tha Ngjela.
A do shkarkohet Meta? Si do veprojë Kushtetuesja?
Ngjela: Nuk e di sesi do të vendosin. Do hyjë SPAK në lojë, apo vetëm gjykata Kushtetuese. Varet sa i fortë do të jetë avokati iqeverisë? Nëse Kushtetuesja provon se ka shkelur Kushtetutën është krim penal dhe ai do të merret i pandehur.
Ku gaboi Meta, në deklaratën ndaj ambasadores apo me thirrjet për kosoret dhe sfurqet?
Ngjela: Janë të lidhura. Nuk është vetëm Meta. Meta është më i shthururi nga sistemi mendor. Edhe liderët e PD thanë se do bëhet revolucion. Ata e dinin se nuk i fitonin këto zgjedhje. Paralajmëruan destabizilim? Pse nuk e bënë? Sepse janë forcat amerikane./Gazeta SHQIP