Gjimnasti rus që garon për Shqipërinë kualifikohet zyrtarisht në Olimpiadën e Tokios

Gjimnasti rus, Matvei Petrov, i cili garon për Shqipërinë, është kualifikuar zyrtarisht në Olimpiadën Tokyo 2020.
“Sportisti i gjimnastikës Matvei Petrov është zyrtarisht pjesë e ekipit olimpik shqiptar qe do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Gjimnasti është zyrtarizuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Gjimnastikës International Gymnastics Federation – FIG.
Ndonëse me origjinë ruse, Matvei u shpall Kampion Europe për Shqipërinë në Gjimnastikë Artistike për vitin 2020. Gjithashtu në vitin 2020, ai fitoi edhe medalje bronzi për Shqipërinë në Kupën e Botës në Hungari.
KOKSH i uron Matveit shumë suksese në ëndrrën olimpike dhe shpresojmë në rezultat sa më të lartë për vendin tone”, mbyllet postimi në rrjetet sociale i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.