Gjonaj reagon për videot SKANDALOZE të gjykatëses: T’i hetohet pasuria, ka turpëruar drejtësinë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas videove skandaloze të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit kishte hapur llogari në Tik Tok, ku publikonte video duke bërë sfilatë nëpër korridoret e gjykatës, ndërkohë që në një nga videot ka nxjerrë edhe një këngë ku thuhet “mafia mafia, rrethi im është mafia”.

Enkeleda Kapedani është kryetarja e Gjykatës së Elbasanit dhe u bë e njohur apsi liroi nga burgu një nga të fortët e bandës “Gaxhai”, Viktor Ymeri.

Përmes një reagfimi zyrtar, ministrja Etilda Gjonaj shkruan se janë të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares dhe thotë se që prej dhjetorit 2019 i ka i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Gjonaj shprehet se uron që të merret masa e duhur dhe e quan sjelljen e Enkeleda Kapedanit tipike të një pjese të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!” shprehet ministrja Gjonaj.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT