Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e partisë së Gjuzit për zgjedhjet lokale

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e parë ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 të paraqitur nga partia e Konsvervatore e Kujtim Gjuzit.
Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë për shqyrtim kërkesën e Gjuzit, i cili kërkonte që shfuqizimin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore të mbajtura më 30 qershor, duke i cilësuar si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Duke ju referuar parashtrimeve të kryetarit të Partisë Konservatore, gjyqtarët kanë konstatuar se kjo parti është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore, duke marrë pjesë dhe nuk ka kund?rshtuar rezultatin e tyre.
Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se partia e Kujtim Gjuzit nuk legjitimohet, pasi nuk provon interesin e saj të drejtpërdrejtë në kuptim të normave dhe standardeve kushtetuese.
Si përfundim, Mbledhja e Gjyqtar?ve vlerëson se kërkesa e partisë së Kujtim Gjuzit, nuk legjitimohet p?r të v?n? n? l?vizje Gjykatën n? lidhje me objektin e kërkesës dhe nuk e ka marrë në shqyrtim. Mbledhja e gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.