Hetimet e “21 janarit” për vrasjen e Aleks Nikës / Djali i Faik Myrtajt kërkon drejtësi edhe për babain e tij: Shpresa ime është SPAK

Një ditë më parë, 27 maj Prokuroria ka rihapur hetimet për 21 janarin përsa i përket vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Faik Myrtaj ka qenë një rej personave që humbi jetën në protestat e 21 janarit të vitit 2011.

Djali i Faik Myrtaj , Renato Myrtaj në një deklaratë për mediet shprehet se ka bërë një kërkesë në SPAK për të rihapur çështjen e 21 janarit por edhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Tiranë/ 31 vjeçarit i vihet në sekuestro preventive pasuria prej 500 mijë dollarësh
“Për dy personat që është rihapur dosja e 21 janarit në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar dhe me sa kam marrë vesh unë ky është një hetim që ka bërë kërkesë policia. Shpresoj që çështjen e Aleks Nikës dhe 3 personave të tjerë ta marrë SPAK. Kjo është shpresa jonë. Ne kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë,, por akoma nuk kemi marrë përgjigje. Unë pres që çështjen ta marrë SPAK, shpresa ime kjo është. Në dijeninë time nuk është krijuar akoma Gjykata Speciale, por që kësaj çështje do i shkohet deri në fund,” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT