Hoxha “mbin” në Lipjan te kompania ku u sekuestrua kokaina: Ende po peshohet… Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka me kujton!

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë foto nga vendi ku u kap rreth 400 kg drogë në Lipjan.
Ai shkruan në rrjetet sociale se policia shqiptare dhe ajo kosovare po punojnë akoma për peshimin e drogës, për ta përcaktuar peshën saktësisht pasi është në sasi të madhe.
Artan Hoxha ka bërë foto dhe video në ambientet e kompanisë ku është kapur sasia e frikshme e kokainës, e fshehur brenda një ngarkese me mish të nisur nga Brazili.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës:
Kur ke fat, ke fat…
Në kohen dhe në vendin e duhur…
Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili.
Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines.