Ish-deputeti i PD komenton vendimin ndaj Berishës: Mirënjohje SHBA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e shpalljes non grata të Sali Berishës.
“Prej kohësh kam besuar se, për shqiptarët Dielli lind nga Perëndimi. Mirënjohje USA, për gjithçka keni bërë për vendin tim”, shkruan ai.
Fatos Hoxha ka qenë deputet i PD deri në vitin 2009 dhe ishte pjesë e të larguarve në këtë vit, së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Ilir Rusmajli.