Ish-kryeministri në listën e zezë të SHBA/ Gjikondi: Radhën e ka Meta, shkarkimi i tij do jetë i përshpejtuar

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, u shpallën “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të komentuar këtë lajm që bëri menjëherë bujë, ishte sot e ftuar në studion e “Breaking” në Top News, Brisida Gjikondi.

Sipas saj, Departamenti Amerikan i Shtetit e tha qartë se Berisha ka minuar demokracinë. Ajo shtoi se ky vendim ishte edhe për të thënë se nuk ka më njerëz të paprekshëm.

“Mendoj se numri i dytë është Meta, ata kanë qenë dy faktorët më destabilizues. Vendimi i DASH, mesazh për politikën. Amerika nuk merret me lideret në pushtet, shkarkimi i Metës do të jetë i përshpejtuar”, tha Gjikondi.

Më pas përfaqësuesja e Shoqërisë Civile u shpreh se në NATO nuk hymë prej Berishësm por prej gjeo-politikës që është Shqipëria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT