Ish-prokurori Hajdari thirrje Bashës: Berisha s’duhet ta marrë mandatin e deputetit! PD e sotme është si PPSH e ’89, e askfiksuar

Ish-prokurori i njohur Shkëlqim Hajdari ka folur lidhur me çështjen e shpalljes “non-grata” të Sali Berishës, duke apeluar që Basha dhe e gjithë PD-ja, nëse nuk është parti private atëherë duhet të bëjë çmos që Berisha mos ta marrë mandatin.
Hajdari me ironi tha se i duket PD e sotme si PPSH e vitit 1989, e asfiksuar dhe që kërkon një analizë të thellë. Lidhur me deklaratën e presidentit Meta për të mbrojtur Berishën, ai tha se një kryetar Shteti nuk mund të flasë me atë gjuhë.
Hajdari: Në deklaratën e DASH është gjithçka e qartë, edhe pikërisht në këtë kohë është e qartë, për atë që shqiptarët se tjetër flasim në tavolinë tjetër në studio. Përsa kohë PD duhet të jetë demokratike dhe jo private, duhet të kërkojë që Berisha të mos e marrë mandatin e deputetit. Unë mendoj se deklaratat e SHBA, DASH, Ambasadores amerikane apo sekretarit të Shtetit, janë në koherencë, mbështesin njeri tjetrin. Unë shpresoj që PD-së, që mendoj se është si PPSH në 1989, shpresoj që të shkojë në një analizë reale të brendshme. Kërkoi shkarkinin e Doshit me të njejtin standart duhet të shkarkohet dhe Berisha. Ato kanë të dhëna që Berisha ka kryer korrupsion bashkë me familjen dhe aleatit ka ndikuar që mos të ndikohen, ato e kanë marrë këtë vendim për vendin e tyre jo për ne.
Pyetje: Keni një mendim për deklaratat e Metës?
Hajdari: Deklarata e Metës kur i sheh dhe i dëgjon po të mos e dish se kush e ka bërë ndihesh keq. Por presidenti është kthyer me gjuhën që përdorte para zgjedhjeve. jam pyetur gjithnjë dhe kam thënë që mund të ketë të drejtë, por s’mund të flasësh me këtë gjuhë. T’i thuash DASH-it që ke marrë një vendim të pabesë, të poshtër dhe anti-shqiptar, t’i konsiderosh ata jo demokratik, t’i thuash që i ke bërë në efektet e lobingjeve anti-shqiptare, nuk bënte luftë me NATO-n për Kosovën.
Lidhur me çështjen e Gërdecit ai tha se ka qenë një nga prokurorët që ka pasur dosjet në dorë, por politika ka ndërhyrë shumë dhe e ka sfumuar.
Hajdari: Unë kam qenë prokuror për çështjen e Gërdecit, ka pasur presion mbi çështjen unë kam punuar 25 vite dhe nuk jam pyetur se është presioni politik brenda PD-së, sidomos kur ka qenë në pushtet. Prokuroria kështu ka shkuar gjithnjë dhe kur ka qenë PS në pushtet. Unë kam mendimin që prokuroria si organ i hetimit ka bërë ç’është e mundur të punohej me prova për Gërdecin dhe sigurisht politika që në njëfarë mënyrë direkt ishte e përfshirë në Gërdec ka bërë punën që ndoshta çështja të konsiderohet me të drejtë nga një pjesë e madhe e publikut e pazbardhur. Ti ke Izet Haxhinë që ka kohë që kërkon të flasë dhe nuk e lejojnë të flasë.
Mos prisni që DASH apo SHBA t’i nxjerrë faktet në televizion. Ata kanë investuar shumë për Reformën në Drejtësi dhe kanë prova. Unë me ish-kryeprokurorin Llalla kam pasur përplasje të forta parimore që nuk është nevoja t’i them këtu. Pa mbështetjen e SHBA ne s’e bënim dot reformën në drejtësi. Kemi fituar BKH dhe SPAK që me njerëzit që u përzgjodhën mund të bëjnë diçka. Po të shpalli SHBA “non grata” Ramën do dilte Zekthi të thoshte SHBA-të janë brilante. Ndërsa Peza do thoshte jooo, Rama është më i sukseshmi si kryeministër.