“Ishin shumë keq”/ Flasin familjarët e viktimave nga Kosova të helmuar nga kërpudhat: Kanë marrë shumë ilaçe, por pa rezultat (FOTO)

Të afërmit e tre viktimave nga Kosova, që jetonin në Gjirin e Lalzit, dyshojnë se ata kanë humbur jetën si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

Sipas nuses së çiftit, mjekët në Tiranë kanë thënë si ka mundësi që mjekët e Manzës i kthyen në shtëpi.

“Tani është shumë vonë. Kur shkova në shtëpi pashë sa shumë kishin vuajtur”, ka treguar ajo. Më pas ka shtuar se “do ta ndjemi ligjërish deri në fund, këtë çështje”.

“Ishin shumë keq”/ Flasin familjarët e viktimave nga

Ndërsa djali ka zbuluar për emisionin “Shqipëria Live” telefonatat me babanë, pasi u kthyen në shtëpi.

“Ishin shumë keq, gjatë gjithë kohës duke vjellë, kanë marrë shumë ilaçe, por pa rezultat”, ka rrëfyer djali.

Më pas ata treguar se familjarët e tyre kanë shkuar sërish në ambulancë, ku janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Tashmë, priten përgjigjet e toksikologjisë, për të konfirmuar nëse kërpudhat ishin shkaku i vërtetë i vdekjes së tyre.

“Ishin shumë keq”/ Flasin familjarët e viktimave nga

Back to top button
LAJMET E FUNDIT