Ivan Gjuriq: Serbia t’u kërkojë falje shqiptarëve

Përfaqësues të Konventës Kombëtare për BE-në kanë biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën, në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.

Sipas Dushan Milenkoviqit, nga Qendra për Dialog Shoqëror dhe Nisma Rajonale, “është e domosdoshme që shkëmbimi i koncesioneve në dialog të bëhet me drejtësi. Ajo që ka rëndësi të veçantë është Asociacioni në thelb i fuqishëm i komunave serbe, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe përfshirja e serbëve të Kosovës në dialog”.

Milenkoviq thotë se Asociacioni duhet të formohet asisoj “që të bëjë të mundur mbetjen e serbëve (në Kosovë), të bëhet e mundur kompetenca ekzekutive që Prishtina e kundërshton, si dhe financimi i pandërprerë nga Beogradi, deri sa të mos forcohet sektori privat në shkallë të mjaftueshme”.

Ivan Gjuriq, nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës duhet të merret parasysh se cili ka qenë shkaku i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

“Serbisë nuk i është marrë Kosova me luftë, por me mënyrën si e ka trajtuar Kosovën. Që të jetojmë në paqe duhet të ndriçojmë faqet më të errëta të së kaluarës dhe të kërkojmë falje”, ka thënë Gjuriq.

“Është interes i Serbisë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe në OKB”, ka thënë Kisiq.

Siç është shprehur Sonja Stojanoviq, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, ajo që e shqetëson është fakti se hulumtimet e deritashme tregojnë se serbët në veri të Kosovës më shumë ua kanë frikën strukturave mafiioze serbe, sesa fqinjëve shqiptarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT