“Janë bashkë kur bëjnë fëmijët synet”/ Deputeti tallet me Metën për sulmin në zyrat e FRD: Lushnja ka nevojë për ty

Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj klasës politike shqiptare, ndërsa ka kërkuar nga SPAK që të hetohen krimet e 30 viteve.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Murrizi u shpreh se politikanët janë të gjithë bashkë dhe merren vesh me njëri tjetrin.

Ai ironizoi sjelljen e presidentit në zyrat e FRD ku u përplas me policinë, ndërsa tha se politikane majtas dhe djathtas shkojnë në shtëpitë e njëri tjetrit edhe kur bëjnë kalamajtë synet.

“ Dhjetëra tregtarë në Lushnje më kanë kërkuar numrin e presidentit. Kishin parë videon ku përzuri policët në zyrën e FRD dhe thanë se kur të na vijnë këto të tatimeve, ta marrim në telefon dhe të vijë të na i përzëjë, se na mbyten në gjoba. A është vetëm ky që është bërë qesharak? Jo Jo! Janë nja 4-5 individë. Unë e inkurajoj SPAK që të hetojë zullumet e kësaj elite në 30 vjet që ka grabitur shqiptarët. Jo vetëm nga Gërdeci, por më parë, nga firmat Piramidale, shitja e helikopterit të Alimuçës sa një orë dore. Të vijnë tek Rruga e Kombit dhe PPP-të e tuaja. Ka 30 vjet që janë marrë vesh. Këta sa herë kanë evente, i ke si kingat në familjet e njëri tjetrit, edhe kur bëjnë kalamajtë synet. Flas për çunat. Bashkë i ke. Këta që luftojnë sot, ka qenë gjithnjë bashkë, edhe pse çdo palë zgjedhje vrasin njerëzit. Një palë zgjedhje nuk ka kaluar pa viktima.”, tha Murrizi./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT