Jemin Gjana sqaron pse Basha nuk jep dorëheqjen: E debatuam në vitin 2017, por vendosëm të mos e detyrojmë kryetarin të dorëhiqet

Kryetari i Komisionit Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, ka sqaruar arsyen pse kryedemokrati Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.

Ai tha se në Këshillin Kombëtar të PD-së në vitin 2017 ishte diskutuar për të vendosur një normë në statut që detyronte dorëheqjen e kryetarit, por nuk u miratua.

“Është debatuar në vitin 2017 se në statutin e ri do të kishte një normë në statut që detyronte dorëheqjen por nuk është miratuar”, tha Gjana.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT