“Ju uroj një të diel të qetë”, Rama poston pamjet mahnitëse nga liqeni i Marinës në Belsh (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar sot një të diel të qetë, duke shpërndarë në profilin e tij në “Facebook” fotografi nga liqeni i Marinës në Belsh.
Ky i fundit tashmë është kthyer në një zonë turistike të frekuentuar nga vizitorët pas investimet.
Ndërkohë në postimin e tij, kreu i shtetit shprehet se është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama bashkëngjitur fotove të veçanta.