“Ka dorë në të gjitha aktet kriminale”/ Çupi: Berisha ka kryer masakra, fajtor i madh i mungesës së Drejtësisë

Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar si një hap të mirë të drejtësisë hapjen e dosjes së 21 janarit për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të 10 viteve më parë.

I ftuar në studion e Breaking në Top Neës, ai gjithashtu diskutoi edhe vendimin e DASH për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Sipas Çupit mbi Berishën rëndojnë shumë akte kriminale dhe për këtë ka ardhur koha të marrë dënimin e merituar.

“Remzi Hoxha, janë kosovarët, Kosta Trebicka, 21 janari, e shumë ngjarje të tjera që është i implikuar, ka shkuar aty ku nuk mban.

Berisha ka qenë shkaktari i mungesës së drejtësisë në vend dhe po ashtu i një korrupsioni të fuqishëm në Shqipëri. Veprat penale ngelen të freskëta. Krimi nuk thinjet.

Drejtësinë në dorë nuk e kishte Shqipëria, as shqiptarët, por tani e morën në dorë aleatët tanë më të fortë, SHBA,” tha Çupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT