KAS rrëzon PD dhe i jep dritën jeshile LSI, ja vendimi për zgjedhjet në Vlorë

KAS ka dhënë vendim lidhur me ankimimin e bërë nga opozita për zgjedhjet në Vlorë.
Konkretisht, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD-së për marrje të informacioneve nga organet shtetërore, dhe ka pranuar kërkesën e LSI për marrje të informacioneve nga administrata e KQZ, lidhur me zgjedhjet në qarkun e Vlorës.
“Pasi u tërhoq për të marrë vendim, me shumicë votash KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së subjektit ankues PD për të marrë informacione zyrtare në cilësinë e provës nga organet shtetërore të listuara në kërkesën ankimore. Pranimin e kërkesës së subjektit ankues LSI për të marrë informacione nga administrata e KQZ se sa pajisje PEI kanë qenë funksionale ditën e votimit në qarkun e Vlorës. Meqenëse dy anëtarë të KAS vendosën të ushtrojnë të drejtën e tyre për marrjen e provave nga KQZ për të kërkuar të dhënat që do rezultojnë nga kryqëzimi i pajisjeve PEI për këtë qark”, thuhet në vendimin e KAS.
Ndërkaq seanca e sotme është ndërprerë dhe mbledhja e radhës pritet të mbahet ditën e nesërme.