Kryetarët e degëve pro Bashës, Kulluri: Kush ia dha të drejtën? PD nuk mund të merret peng nga ca njerëz të emëruar

Në Partinë Demokratike po përvijohen përditë e më tepër dy rryma, një pro Bashës dhe një që duan dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë, duke e bërë si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Vecc disa deputetëve të caktuar pro Bashës, një kryetarësh të degëve të PD-së kanë në konferenca duke dalë kundër largimit të liderit aktual të demokratëve.

Ky qëndrim që duket si i koordinuar është kundërshtuar nga Edvin Kulluri, një prej anëtarëve të PD-së që ka firmosur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të kërkuar dorëheqjen e Bashës.

“Kryetarët e degëve të PD që kanë dalë me deklarata në mbrojtje të Bashes, më kë janë konsultuar? Me kryesitë apo aktivet e degëve të PDSH? Mendimin dhe vullnetin e kujt përfaqësojnë? PD është pronë e anëtarësisë dhe shprehje e vullnetit të tyre! Kjo parti nuk mund të merret peng nga ca njerëz të emëruar, por duhet te drejtohet nga vullneti i lire i demokratëve!”, shkruan Kulluri në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT