Kundër pavarësisë, por PRO dialogut me Serbinë, zbulohet qendrimi që pritet të mbajë Spanja për Kosovën

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi mesa duket është një lajm i mirë për Spanjën, ndonëse ky shtet do të vazhdojë të mbajë qëndrim për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Spanja do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj të mosnjohjes së deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008”, bëri të ditur Ministria e Jashtme spanjolle për KosovaPress.

Teksa shtoi se rrifillimi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të shfrytëzohet për t’u arritur një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët.

“Në çdo rast, qasja jonë është shumë konstruktive dhe mbështetëse e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Rinisja e dialogut Beograd-Prishtinë është një lajm shumë i mirë. Është e nevojshme të shfrytëzohet momenti për t’u përpjekur të arrihet një marrëveshje e pranueshme nga të dy palët dhe e respektueshme për të drejtën ndërkombëtare”, thanë diplomatët spanjollë.

Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtarë të Bashkimit Evropianë sic janë, Qipro, Greqia, Sllokavia dhe Rumania të cilët refuzojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës që prej vitit 2008.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT