LAJM I BUKUR! Për herë të parë pas 14 muajsh, asnjë pacient me covid nuk është paraqitur tek Infektivi 24 orët e fundit

Mjeku i njohur Tritan Kalo njoftoi sot se në 24 orët e fundit nuk është paraqitur asnjë pacient i ri i infektuar me COVID në spitalin Infektiv, gjë që nuk ndodhte prej marsit të vitit 2020.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësuar këtë si lajm të bukur.

‘Lajm i bukur! Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020!’– shkruan Rama.

Nisja e vaksinimit masiv dhe respektimi i masave ka bërë që të ketë një ulje të ndjeshme të rasteve me covid.

Siç kanë bërë tashmë të ditur edhe ekspertët Komitetit Teknik, incidenca është në ulje thuajse në të gjithë bashkitë e vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT