LAJM I FUNDIT/ A do të hiqet orari policor? Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja anti-COVID

Është mbledhur ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve lidhur me situatën e COVID në vendin tonë.
Anëtarët e Komitetit bënë të ditur se po vijon vaksinimi me ritme të shpejta, si për grupmoshat 60+ dhe grupime të caktuara.
“Virusi nuk ka mbaruar, duhet të vazhdojmë të mbajmë maskat, distancën dhe higjenën, edhe pse një pjesë e mirë janë vaksinuar,” tha Albana Fico.
“Do vijojë të mbahet maska në ambjentet e mbyllura apo në transportin publik
Ora policore nga ora 22:00 do të kalojë në orën 23:00 deri në 06:00 nga 1 qershori.
Ndërsa nga 1 korriku, ora policore do të nis9 nga 24:00 deri në 06:00.
Klubet e natës do vijojnë të mbetet të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00,” tha kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli.