LAJMI FUNDIT/ 1 viktime në 24 orë, rastet e reja mbeten minimale

Vetëm 12 raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit, pavarësisht numrit të lartë të testimeve të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në njoftim thuheet se betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT