LAJMI FUNDIT/ Pas 244 ditësh, sot nuk regjistrohet asnjë i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Pas një viti të trishtë, sot vjen një lajm i mrekullueshë. Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi i mirë bëhet i ditur nga ministrja Ogerta Manastirliu.

“Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot”, shkruan Manastirliu.

Situata epidemiologjike në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa nesër pritet edhe heqja e masave kufizuese. Paralelisht, në vend vijon edhe vaksinimi masiv i popullatës,

Gjithsesi, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT