LAJMI FUNDIT/ Regjistrohen dy viktima, rriten infeksionet 24 orët e fundit

Shqipëria regjistroi sot një rritje të lehtë të infeksioneve. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë 24 orët e fundit, nga 6 që u raportuan dje.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.”

Numri i vdekjeve është rritur me 1 person krahasur me dje, duke e çuar në 2,447 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Dy qytetarë, 1 nga Tirana dhe 1 nga Durrësi, nuk e fituan dot betejën me virusin.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT