LAJMI FUNDIT/ Rritet sërish numri i vdekjeve nga covid në Shqipëri, sa të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri është regjistruar një rritje e numrit të të vdekurve nga covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 4 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 2 416 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Dje u raportua vetëm 1 i vdekur.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.”

Numri i të infektuarve ditorë ka rënë në 30, ndërsa një ditë më parë u raportuan 57 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT