“Largohu nga Presidenca”, Tarifa: Meta nuk është amerikan dhe retorika e tij është antiamerikane

Letra e ish-ambasadorit shqiptar në Amerikë, Fatos Tarifa kundrejt Metës ishte temë diskutimi ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News.
I ftuar ishte vetë ish-ambasadori i cili u shpreh se letra nuk ka të bëjë fare me komisionin hetimor, di të them se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ata që do ta do ta shkarkojnë ose jo Metën.
“Përfaqësimi i Shqipërisë me Metën në krye të shtetit nuk ka qenë dinjitoz. Ai kur iku nga kryeministri më tha se të kam çuar ambasador në Amerikë për luajalitet dhe besnik ndaj meje. Letra nuk ka të bëjë fare me komisionin hetimor, di të them se anëtarët e gjykatës kushtetuese do ta shkarkojnë Metën. Meta nuk është amerikan dhe retorika e tij është antiamerikane”, u shpreh Tarifa.