Mbyllet procesi gjyqësor/ SPAK shpall pretencën për Adriatik Lallën, sa vite burg kërkohen për ish-kryeprokurorin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar sërish pretencën ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Lalla, i cili po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.,
SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të Llallës dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike.
Kjo është hera e dytë që SPAK lexon këtë pretencë, për shkak se procesi ndaj Llallës kishte përfunduar një herë, pasi ishte zbatuar gjykimi i shkurtuar.
Sot ka përfunduar procesi gjyqësor me procedurë të zakonshme dhe në seancë ishte i pranishëm dhe vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm.