“Me mikun tim të çmuar për…”, Do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës, Rama darkë pune me Pacollin

Kryeministri Edi Rama është takuar me Behgjet Pacollin, kompania e të cilit ka fituar tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Kryeministri.

Ky shënim i publikuar në rrjetet sociale shoqërohet me një foto nga takimi, ku në dukje Rama e Pacolli ekspozojnë tri shishe verë.

Rama, që këtë të mërkurë e ka pasur me një agjendë relativisht të ngjeshur me takime, kryesisht jopolitike që prej rikthimit në Tiranë pas vizitës informale në Bruksel e ka shmangur në çdo dalje komentin për vendimin e Departamentit të Shtetit që shpalli non grata Sali Berishën.

Do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës, Rama darkë pune me

Back to top button
LAJMET E FUNDIT