Meta quan Amerikanët “të pacipë” se shpallën Berishën “non grata”, i përgjigjet menjëherë Braçe: “Kokëpalarë”!

Zv.kryeministri Erion Braçe reagon menjëherë pas deklaratës së Presidenti Ilir Meta, i cili i quan Amerikanët “të pacipë” pasi shpallën “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Braçe sjell në kujtesë një fjalë të përdorur nga Presidenti Meta kur ishte pjesë e Qeverisë Berisha në 2011, dhe ofendonte protestuesit e “21 Janarit” duke i quajtur “kokëpalarë”.

“Po “kokëpalarë” pse jo? Nuk duhet ulur standardi i vendosur per sharjen; Duhet shtuar edhe “kokëpalarë”!”, shkruan Braçe.

Pak më parë, Kreu i Shtetit publikoi mesazhin që i ka dërguar Sali Berishës ditën kur Sekretari Amerikan i Shtetit me vendim të DASH-it, e shpalli “non grata”, me akuzat e korrupsionit të qenësishëm.

“Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë. Të fala!”, shkruante Meta në mesazhin për Berishën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT