Meta si film multiplikativ/ Braho: Ky president ka rënë dhe moralisht

Komisioni hetimor parlamentar i ka dhënë dorën e fundit, duke hartuar një raport prej rreth 100 faqesh. Pas këtij prezantimi të gjatë raportit voluminoz nga ana kryekomisioneri Alket Hyseni, fjalën e kanë marrë anëtarët për dhënë mendime apo propozime mbi ato çfarë duhet shtuar në raport.

Deputeti socialist Spartak Braho kërkoi që raporti final të firmoset nga të gjithë anëtarët e komisionit hetimor, pasi përgjegjësia është kolektive.

“Presidenti nuk është garant i Kushtetutës, çdo organ nuk është garant, nuk është roja i Kushtetutës, sepse ju e keni parë e dëgjuar se ai luajtur shumë me prononcimet e tij, që ka thënë se jam i vetmi që garantoj Kushtetutën, gjë e cila nuk është e saktë”, tha Braho.

Ai theksoi se Meta ka rënë edhe moralisht dhe jo vetëm juridikisht si president dhe për këtë duhet të shtohet në raport.

“Në faqen 96, kryerjen e akteve që përbëjnë shkeljen e Kushtetuese, nuk ka pasur ndonjë akt të justifikuar, nuk ka pse thuhet se jo çdo qëllim e justifikon atë. Ky president ka rënë moralisht, është logjik dhe i pranueshëm për opinionin. Ka rënë në sytë e opinionin vendas dhe të ndërkombëtarëve, nuk ka funksionuar dhe nuk ka vazhduar të funksionojë si president. Është pjesë edhe ai material kinematografik, më vonë duhet të konsiderohen si filma multiplikativ i presidentit tonë. Të listohen edhe provat në material”, tha Braho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT