Ministri gjerman e thotë HAPUR: Shqipëria ka bërë goxha, ka ecur përpara. Ne jemi më keq se ju për…

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth po zhvillon sot një konferencë të përbashkët me kryeministrin tonë Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria ka bërë shumë dhe ka ecur përpara, megjithëse ka ende për t’u bërë lidhur me shtetin e së drejtës apo respektimin e komuniteteve pakicë.

Edhe për pandeminë ai tha se Shqipëria ka bërë përparime pasi në Gjermani ende njerëzit mbajnë maska.

Michael Roth: Përshendetje z.Rama dhe të gjithë të pranishmëve. Nuk e di nëse ju ka marrë malli për mua, por mua më ka marrë malli për ju. Ka kolegë në BE që thonë që ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, unë i them s’bëhet fjalë për preferencë personale, por për interes strategjik të spitakur të BE. Ballkani Perëndimor është oborri i brendshëm i BE. Mirëqënia, paqja dhe shteti ligjor janë në interesin e Europës dhe Gjermanisë dhe theksimi i kësaj është me rëndësi për mua. Shumë prej jush janë të zhgënjyer nga BE sepse në të shkuarën është bërë diçka, por ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë, funksionimi i gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Shqiëpria ka bërë goxha, ka shënuar arritje, ashtu siç dhe Maqedonia e Veriut dhe ndaj ne po punojmë me trysni që në 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të marrin vendim pozitiv, më në fund të nisim. Ka akoma për t’u bërë, jeni në fillim të rrugës, shteti ligjor, drejtësia, administrata moderne, qasja me respekt ndaj pakicave fetare, etj.  Pandemia ka treguar që ne jemi bashkë dhe ju keni arritur progres. Ne në Gjermani nuk jemi ende në këto kushte si ju, ne ende mbajmë maska. Nuk na ndihmojnë masat e izolimit, duhet të mbështesim njeri-tjetrin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT